Mesfushori Declan Rice do të largohet nga skuadra e West Ham Unitedit gjatë afatit kalimtar të verës, ka njoftuar “The Sun”. Pasi ka refuzuar edhe ofertën e tretë rresht për rinovimin e kontratës, krerët e West Hamit kanë vendosur ta nxjerrin në shitje 23-vjeçarin.
Për ta lënë të lirë reprezentuesin e Anglisë, klubi nga Londra po kërkon mbi 100 milionë euro. Rice është ndër mesfushorët defensivë më të vlerësuar në Premier League dhe këtë sezon ka pesë gola e katër asistime në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024, ndërsa po kërkohet nga Manchester Unitedi, Manchester City, Liverpooli e Chelsea.