Mesfushori Declan Rice do të largohet nga West Ham Unitedi për ta vazhduar karrierën te skuadra e Arsenalit. “Daily Mail” ka raportuar të martën se Rice ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin, ekip që po negocion me West Hamin për lirimin e tij në verë.
Mësohet se Arsenali i ka ofruar Ricet kontratë pesëvjeçare me pagë javore prej 200 mijë funtesh për ta bindur që të refuzojë ofertat e skuadrave tjera.
Megjithatë, West Hami për ta lënë të lirë kapitenin po kërkon të paktën 100 milionë euro.
Rice është njëri prej lojtarëve më të kërkuar në Angli, pasi interesim për të kanë treguar edhe Manchester Unitedi e Chelsea. 24-vjeçari ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2025, ndërsa këtë edicion në 28 paraqitje ka shënuar 1 gol dhe ka bërë 2 asistime.