Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

West Hami refuzon Cityn për Ricen

West Ham Unitedi ka refuzuar ofertën e parë të Manchester Cityt për mesfushorin Declan Rice, ka njoftuar të martën “The Telegraph”.

City kishte ofruar 100 milionë euro për ta bindur West Hamin në lirimin e kapitenit, por ekipi nga Londra po kërkon më shumë për reprezentuesin e Anglisë. Mësohet se West Hami po kërkon të paktën 120 milionë për Ricen, i cili tashmë ka kërkuar largimin nga klubi për ta vazhduar karrierën diku tjetër.

City po insiston për Ricen, i cili pëlqehet nga trajneri Pep Guardiola, por në garë për shërbimet e tij është edhe Arsenali. 24-vjeçari ka debutuar në vitin 2017 me ekipin e parë të West Hamit, ndërsa edicionin e fundit triumfoi në Ligën e Konferencës.

Ai shënoi 5 gola dhe asistoi 4 herë në 50 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.