Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali fiton garën për shërbimet e Ricet

Arsenali duket se e ka fituar garën për transferimin e mesfushorit dhe kapitenit të West Ham Unitedit, Declan Rice.

Kështu kanë shkruar mediumet angleze të enjten.

“Revolveristët” pritet të shpenzojnë rreth 117 milionë euro për transferimin e yllit të West Hamit, që me këtë skuadër triumfoi në Ligën e Konferencës në këtë edicion.

Për shërbimet e Riceit interesim kanë shprehur edhe Bayern Munichu e Manchester Unitedi.

Rice 24-vjeçar e nisi karrierën e të rinjtë e Chelseat, e më pas kaloi nëpër të gjitha grupmoshat zinxhirë të West Hamit.

Edhe City tërhiqet nga gara për Ricen Sport 3 v. më parë City tërhiqet nga gara për Ricen

Në nivel përfaqësuesesh, Rice ishte pjesë e Irlandës. Madje pati tri paraqitje për Irlandën me ekipin senior, para se të kalonte te Anglia.

Me Anglinë ka zhvilluar 41 paraqitje dhe ka shënuar tri gola.