Bayern Munichu ka parakaluar skuadrat angleze në garën për shërbimet e mesfushorit Declan Rice.
“Sky Sport Germany” raporton të martën se bavarezët tashmë kanë nisur negociatat me reprezentuesin e Anglisë, i cili po kërkohet me ngulm nga trajneri Thomas Tuchel.
Rice po shihet si përforcim i duhur për mesfushën dhe Bayerni është gati të ofrojë mbi 70 milionë euro për ta bindur West Ham Unitedin në lirimin e tij. 24-vjeçari është kapiten i West Hamit, ndërsa po kërkohet edhe nga Arsenali, Chelsea e Liverpooli.
Këtë edicion, Rice ka 5 gola e 4 asistime në të gjitha garat për West Hamin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin e ardhshëm, me mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër.