Sport

Rice do t’i bashkohet Arsenalit

Mesfushori Declan Rice ka zgjedhur ti bashkohet Arsenalit, pasi ka refuzuar ofertat e skuadrave të tjera të Anglisë. “The Sun” raporton të enjten se Rice tashmë ka arritur marrëveshje personale me Arsenalin, ekip që po negocion me West Ham Unitedin për lirimin e tij.

West Hami po kërkon të paktën 100 milionë euro për kapitenin Rice, i cili po shihet si përforcim i madh tek Arsenali. Në anën tjetër, Arsenali ka ofruar 90 milionë euro dhe po shpreson ta mbyllë marrëveshjen me West Hamin deri në fund të kësaj jave.

24-vjeçari është pajtuar me kontratë pesëvjeçare tek Arsenali, ndërsa është kërkuar edhe nga Livepooli, Manchester Unitedi, Chelsea e Bayern Munichu.

Edicionin e fundit, Rice ka shënuar 5 gola dhe ka bërë 4 asistime në të gjitha garat, ndërsa me West Hamin ka triumfuar në Ligën e Konferencës.