Arsenali e ka bërë ofertën e tretë që është rreth 122 milionë euro, për transferimin e mesfushorit anglez të West Ham Unitedit, Declan Rice.
Fituesi i tripletës në edicionin e kaluar, Manchester City, ofroi rreth 105 milionë euro për 24-vjeçarin, por kjo ofertë u refuzua të martën.
Kontrata aktuale e Riceit me West Hamin skadon në vitin 2024, por e ka opsionin e vazhdimit edhe për një edicion tjetër.
Arsenali i ka ofruar mesfushorit të talentuar edhe rreth 6 milionë euro bonuse.
Rice ka realizuar 15 gola në 245 ndeshje për West Ham Unitedin, skuadër te e cila debutoi në edicionin 2016-17.
Ai është produkt i Akademisë së West Hamit.
Me Anglinë ka zhvilluar 41 ndeshje dhe ka luajtur në të gjitha pesë ndeshjet e Botërorit në Katar.