Manchester United raportohet se ka bërë një ofertë prej 100 milionë eurosh për kapitenin e West Hamit, Declan Rice.
Krahas Unitedit, në garë për shërbimet e futbollistit anglez është edhe lideri i Premier Leagues, Arsenali, raporton të hënën “Sky Sports”. Mesfushori 24-vjeçar ka refuzuar vazhdimin e kontratës me West Hamin. Ai ka kërkuar largimin nga klubi anglez për ta vazhduar karrierën në ndonjë klub më të madh evropian. Reprezentuesi i Anglisë me West Hamin ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Ai në 25 ndeshje të edicionit aktual në Premier League ka shënuar dy gola dhe po aq asistime.