Sport

City në garë për Ricen

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, është futur në garë për mesfushorin Declan Rice. “The Sun” shkruan të martën se City po synon ta mposhtë konkurrencën e skuadrave të tjera angleze për futbollistin e West Ham Unitedit.

Rice pritet të largohet këtë verë nga West Hami dhe te City po shihet si zëvendësim ideal për Ilkay Guendoganin, i cili ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në fund të edicionit.

Krahas Cityt, interesim për 24-vjeçarin kanë shprehur edhe Arsenali, Chelsea e Liverpooli.

Rice është kapiten i West Hamit dhe ka debutuar me ekipin e parë në vitin 2017, ndërsa këtë edicion ka 4 gola e po aq asistime në 45 paraqitje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024 me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër, ndërsa kartoni i tij vlerësohet mbi 70 milionë euro.