Mesfushori Declan Rice ka gjasa të mëdha që sezonin e ardhshëm të jetë pjesë e Manchester Unitedit. “Sky Sports” ka raportuar të martën se Unitedi po vlerësohet favorit për transferimin e tij, pasi ka parakaluar Arsenalin, ekip që gjithashtu po e kërkon me ngulm mesfushorin.
Mësohet se Unitedi i ka ofruar West Hamit 70 milionë euro për 24-vjeçarin, i cili është reprezentues i Anglisë. Rice do të largohet në verë nga Ëest Hami dhe ekipi nga Londra po shqyrton të gjitha ofertat për kapitenin.
Ai ka kontratë me West Hamin deri në vitin 2024, ndërsa këtë sezon ka shënuar 2 gola dhe ka asistuar 3 herë në të gjitha garat.