Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Vukshinaj fiton titullin e parë në karrierën e tij në boks profesionist

Faton Vukshinaj ka fituar titullin e parë të tij në karrierë në boksin profesionist.

Ish-kampioni botëror në kikboks, të shtunën mbrëma në Bazel të Zvicrës nokautoi rumunin Florin Cardos në raundin e dytë duke e fituar kështu titullin WBC Francophone në kategorinë e mesme.

Vukshinaj e rrëzoi Cardosin dy herë, ndërsa pasi e rrëzoi për herë të dytë gjyqtari ndërpreu luftën.

Për Vukshinajn 30-vjeçar është fitorja e 13-të në boksin profesionist, 8 prej tyre i ka me nokaut, karshi dy barazimeve.

Cardos ka pësuar humbjen e tretë, karshi 21 fitoreve sa i ka.

“Jam shumë i lumtur me fitoren. Shpresoj që ky titull të më hap rrugën për të luftuar për tituj më të mëdhenj”, ka thënë Vukshinaj për KOHËN.

Edhe Gashi e Vukshinaj humbin meçet për tituj bote Sport Gashi e Vukshinaj humbin meçet për tituj bote

Në parameç të Vukshinajt, boksoi kosovari tjetër Behar Sadiku. Ai triumfoi me pikë pas gjashtë raundeve ndaj gjeorgjianit Nikolozi Gvinashvili, në meçin e kategorisë super të mesme. Tre anëtarët e jurisë ia dhanë fitoren Sadikut. Dy e vlerësuan luftën 60:54 në favor të Sadikut e njëri 59:54.

Për Sadikun është fitorja e 5-të në po aq meçe. Gvinashvili ka pësuar humbjen e 26-të, karshi 15 fitoreve e katër barazimeve.