Boksieri kosovar Faton Vukshinaj po vazhdon të impresionojë.
Vukshinaj të shtunën mbrëma në Basel e mposhti me nokaut teknik në raundin e parë argjentinasin Guido Nicolas Pitto. Në minutën e fundit të raundit të parë, Vukshinaj i dha një goditje të fuqishme argjentinasit Pitto.
Më pas pasuan disa goditje tjera, derisa e detyroi këndin e argjentinasit ta hidhte peshqirin për dorëzim të meçit.
Pitto në të kaluarën kishte sfiduar titullin botëror në versionin IBO dhe ka përvojë të madhe. Madje ai kishte triumfuar në profesionizëm edhe ndaj boksierit të njohur me shtetësi gjermane Jack Culcay.
Meçi në Basel, që ishte zhvilluar në kategorinë e mesme, ishte paraparë për dhjetë raunde.
Edhe
Boks, tjetër fitore me nokaut për Faton Vukshinajn
Vukshinaj 30-vjeçar ka shënuar fitoren e 14-të në boks profesionist, nëntë prej tyre me nokaut, ndërsa i ka edhe dy barazime.
Pitto ka pësuar humbjen e dhjetë, karshi 27 fitoreve e dy barazimeve.