Xhudistët e Kosovës e kanë nisur herët në mëngjes garimin në Grand Slamin e Parisit. Luftërat po zhvillohen në katër tatami të ndryshëm, ndërsa me fitore të madhe nisi Fationa Kasapi.
Në xhiron e parë të kategorisë deri 52 kilogramë, Fationa fitoi më “Yuko” ndaj francezes Blandine Pont.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFrancezja ishte nënkampione evropiane në vitin 2024.
Fationa për herë të parë po garon në Paris.
Ndërkohë Flaka Loxha pësoi në xhiron e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo i mori tri dënime në përballje me Acelya Toprak të Britanisë së Madhe. Dënimin e tretë e mori për veprim të gabuar teknik.
Flaka nisi mirë, por gradualisht humbi kontrollin në luftë dhe u eliminua.