Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Flaka mposht medalisten botërore

Falka Loxha

Flaka Loxha e Fatjona Kasapi i kanë fituar edhe luftërat e dyta në Grand Prix të xhudos në Zagreb.
Në kategorinë deri në 57 kilogramë, Flaka e mposhti xhudisten kroate, Ana Viktorija Puljiz. Ndaj saj fitoi me uazari. Puljiz këtë vit fitoi medalje të bronztë botërore.

Në xhiron e parë Flaka e mposhti Angjela Samargjiqin e Bosnjë-Hercegovinës.

Ndërkohë në 52 kilogramë, Fatjona Kasapi në xhiron e dytë e mposhti me Yuko austriaken Carina Klaus-Sternëeiser.

Në xhiron e parë e mposhti serben Andrea Stojadinov.

Pengesën e parë e ka kaluar edhe Erza Muminoviq.

Lexo përditësimet tjera
Fatjona Kasapi

Fatjona Kasapi mposht serben Stojadinov

Fatjona Kasapi ka shënuar fitore të rëndësishme në Grand Prix të xhudos në Zagreb.Në xhiron e...