Federata e Futbollit e Gjermanisë është prapa shefit të futbollit francez, Philippe Diallo, për t’u bërë president i FIFA-s, ka thënë presidenti i Federatës gjermane, Bernd Neundorf, të mërkurën.
Presidenti i Federatës franceze, Diallo, e pranoi përkrahjen e UEFA-s të hënën, për t’u bërë kundërkandidat i Gianni Infantinos.
“Philippe Diallo ka qasje të përgjithshme të futbollit dhe është i vendosur t’u përgjigjet sfidave me të cilat do të përballet ky sport në vitet e ardhshme”, ka theksuar Neundorf pas takimit me Diallon.
Si kundërkandidat i Infantinos u zyrtarizua edhe presidenti i Nderit i Federatës së Futbollit të Japonisë, Kozo Tashima.
Zgjedhjet për president të FIFA-s mbahen në marsin e vitit të ardhshëm.