Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa zona të Prishtinës tash e disa orë në terr

Prishtina

Ilustrim

Disa zona të Prishtinës, përfshirën qendrën, kanë mbetur pa rrymë tash e disa orë. 

KEDS-i, që është përgjegjës për shpërndarjen dhe merret me rrjetin dhe ndërprerjet e furnizimit, nuk ka dhënë ndonjë njoftim se pse po ndodh kjo.

Gjatë ditëve të fundit, probleme me rrymë janë raportuar edhe në disa qytete.

KOHA ka kontaktuar KEDS-in për të marrë sqarime më shumë për këtë çështje. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.