Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Gjithë sytë kah Messi që synon titullin e dytë rresht

Lionel Messi

Të gjithë sytë do të jenë te Lionel Messi dhe Inter Miami kur në vikend do të nis plejofi i ligës MLS. 

Inter Maimi synon që ta fitojë titullin e dytë rresht, e që do të ishte hera e parë për një skuadër në afro 15 vjet. 

39-vjeçari Messi e fitoi “Këpucën e Artë” për vitin e dytë rresht, pas 26 golave të shënuar. I pati edhe 17 asistime. 

Ai mund të bëhet futbollisti i parë që e fiton tri herë rresht çmimin e “lojtarit më të vlefshëm” në MLS të SHBA-së.

Për herë të fundit dy herë rresht titullin e fitoi LA Galaxy, në vitet 2011 dhe 2012. 

Miami e nis mbrojtjen e titullit në shtëpi me ndeshjen ndaj Columbus Crew.