Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Kasapi e Loxha ndalen në luftërat e para

Kasapi e Loxha ndalen në luftërat e para

Xhudistët e Kosovës kanë nisur të premten paraqitjen në Grand Slamin e Budapestit.
Dita e parë nuk ishte e suksesshme.

Fillimisht Fatjona Kasapi u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 52 kilogramë. Humbi me Ippon nga Kenya Perna e Italisë.

Në kategorinë deri në 57 kilogramë garoi Flaka Loxha. Edhe ajo humbi me Ippon nga japonezja Haruka Funakubo, në luftën e parë.

Të shtunën garojnë Laura Fazliu, Akil Gjakova e Dardan Cena.