Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Eliminim i hershëm për tri xhudiste kosovare

xhudo

Në Qingdao të Kinës të premten ka nisur gara Grand Prix e xhudos. Në ditën e parë janë paraqitur tri xhudiste kosovare, që megjithatë nuk u përfshinë në luftë për medalje.

Në kategorinë deri 48 kilogramë, Erza Muminoviq e fitoi luftën e parë kurse u ndal në të dytën.

Fillimisht fitoi ndaj Su Yon Jon nga Koreja e Veriut, kurse humbi në xhiron e dytë nga Wenna Zhuang e Kinës.

Fatjona Kasapi humbi nga bartësja e parë, gjermanjna Mascha Ballhaus, në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në luftën e parë u ndal edhe Flaka Loxha në 57 kg. Ajo pësoi nga Maysa Pardayeva e Turkmenistanit.

Të shtunën garojnë Laura Fazliu dhe Dardan Cena.