Erza Muminoviq është ndalur në luftën e dytë në Grand Slamin e xhudos në Tashkent të Uzbekistanit.
Në kategorinë deri 48 kilogramë, Erza u mposht nga kinezja Xinran Hui. Xhudistja nga Kina realizoi Ippon me mbërthim në minutën e parë të luftës.
Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha ishin xhudistet e vetme të Kosovës në këtë garë.
Erza Muminoviq e fiton luftën e parë në Uzbekistan
Erza Muminoviq e ka fituar luftën e parë në Grand Slamin e xhudos në Tashkent të Uzbekistanit.
Edhe
Eliminim i hershëm për tri xhudiste kosovare
Në xhiron e parë të kategorisë deri 48 kilogramë, Erza fitoi me paraqitje bindëse ndaj Luiza Asakeeva të Kirgistanit.
Ndërkohë Flaka Loxha u ndal në luftën e parë në kategorinë deri 57 kilogramë. Ajo pësoi nga Giulia Carna e Italisë.