Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Prix të xhudos në Qingdao të Kinës.
Në luftë për medalje të bronztë në kategorinë deri 63 kilogramë, Laura e mposhti xhudisten nga Bjellorusia, Yana Makretskaya. Ndaj bjelloruses, xhudistja kosovare fitoi me uazari.
Laura garoi të shtunën, kurse ditën e nisi me fitore ndaj xhudistes së Gjermanisë, Sara-Joy Bauer. Në luftën e dytë fitoi me “Ippon” ndaj turkes Ozlem Yildiz. Çerekfinalja me japonezen Narumi Tanioka ishte shumë e fortë dhe dramatike. Pas 7 minuta e 44 sekonda luftë, Tanioka fitoi me “Yuko”, që është pika më e vogël në xhudo.
Kjo megjithatë nuk zbrapsi Laurën. Ajo në luftën e parë të repesazhit e mposhti xhudisten e italisë, Thauany Capanni Dias. Dhe më pas fitoi edhe ndaj bjelloruses.
Për Laurën është medalja e dytë këtë vit. Në Grand Prix në Austri, më 6 mars, fitoi medalje të argjendtë.
Edhe
Eliminim i hershëm për tri xhudiste kosovare
Laura të shtunën fitoi pikët e para për normë për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2026”. Cikli olimpik në xhudo ka nisur më 15 qershor, ndërsa gara në Qingdao ishte e dyta. 25-vjeçares i takojnë 350 pikë për vendin e tretë në Grand Prix.
Laura në Kinë ishte bartëse e katërt në kategori. Dhe zuri vend në podium.
Kosova mori pjesë me pesë xhudistë në Qingdao. Por vetëm Laura fitoi medalje.
Dardan Cena në kategorinë deri 73 kilogramë dhe Erza Muminoviq në kategorinë deri 48 kilogramë e shënuan nga një fitore. Ndërkohë Fatjona Kasapi në 52 kilogramë dhe Flaka Loxha në 57 kilogramë u ndalën në pengesat e para.
Trajneri i Kosovës në xhudo, kryemjeshtri Driton Kuka, ka pushuar nga kjo garë dy prej adutëve, Distria Krasniqin dhe Akil Gjakovën.
Në Grand Prix të Kinës po garojnë 500 xhudistë nga 57 shtete të ndryshme.
Edhe
Vlera e madhe e medaljes së argjendtë të Laurës
Për disa javë xhudistët nuk do të kenë gara të mëdha. Ndërkohë prej tyre priten medalje në Lojërat Mesdhetare që mbahen në fund të gushtit në Itali.
Laura lufton për medalje të bronztë në Grand Prix në Kinë
Xhudistja Laura Fazliu është një fitore larg medaljes në Grand Prix në Qingdao të Kinës.
Laura po garon sot në kategorinë deri 63 kilogramë.
Nisi me fitore ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer, ndërsa më pas e mposhti turken Olzem Yildiz. Në çerekfinale zhvilloi betejë të vërtetë me japonezen Narumi Tanioka. Dhe pas 7:44 minuta luftë, japonezja fitoi me “Yuko”, që është pika më e vogël në xhudo.
Edhe
Laura Fazliu fiton të argjendtën në Grand Prix të Austrisë
Në repesazh, Laura fillimisht e mposhti xhudisten italiane, Thauani Capanni Dias. Në luftë për medalje të bronztë do të përballet me bjellorusen Yana Marketskaya.
Të shtunën garoi edhe Dardan Cena. Në luftën e parë e mposhti jug-koreanin Woojin Shin, ndërsa në luftën e dytë të kategorisë deri 73 kg pësoi nga xhudisti i Rusisë, Buian-Kherel Sanaa.