Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Laura e fillon Botërorin me fitore bindëse

Laura Fazliu

Laura Fazliu e ka fituar bindshëm luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Laura po garon në kategorinë deri 63 kilogramë.

Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti bindshëm gjermanen Sara-Joy Bauer. Ndaj saj realizoi “Yuko”, më pas uazari, e sërish “Yuko”. Funksionoi çdo gjë në luftën e Laurës, që tani përballet me Enkhriilen Lkhagvatogoo të Mongolisë.