---
description: Laura Fazliu e ka fituar bindshëm luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.Laura po garon në kategorinë deri 63 kilo
title: Laura Fazliu ndalet në luftën e dytë
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/07/6427ce6e-17fa-4eeb-bd6f-12c445a44c4b.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Luftarake

# Laura Fazliu ndalet në luftën e dytë

![Laura Fazliu](https://resources.koha.net/images/2026/October/07/6427ce6e-17fa-4eeb-bd6f-12c445a44c4b.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 7 tetor 2026 11:18
- Shpërndaje në:

- 7 tetor 2026 11:18
- Shpërndaje në:

(Tekst i përditësuar) - Laura Fazliu është ndalur në luftën e dytë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

Laura përballë e kishte xhudisten nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo. Dhe ende pa nisur mirë lufta, mongolezja realizoi hedhje të bukur për fitore me Ippon.

Në fakt lufta zgjati vetëm 23 sekonda. Është e rrallë që xhudistet kosovare të humbin kaq shpejt, sidomos në ngjarjen globale. Por Laura nuk e kishte fokusin e duhur dhe mongolja realizoi aksion për fitore me Ippon.

Derisa gëzimi te mongolja ishte shumë i madh, Laura mbeti disi e befasuar me atë që ndodhi.

Megjithatë rrugëtimi i saj në Botëror përfundoi me dëshpërim dhe shumë më herët se që është shpresuar. Laura fitoi medalje bronzi në dy Botërorët e kaluar. Shpresohej të fitonte tjetër medalje në Baku të Azerbajxhanit. Por mbeti larg. Ajo tani ka dy fitore e dy humbje me Lkhagvatogoon.

[Edhe ![Ditë e suksesshme për xhudon kosovare - Laura e bronztë, Akili i pesti](https://resources.koha.net/images/2026/October/30/55fb653a-f63e-4e34-ab36-ea946532764d.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 30 tet 2026 Ditë e suksesshme për xhudon kosovare - Laura e bronztë, Akili i pesti](https://www.koha.net/luftarake/dite-e-suksesshme-per-xhudon-kosovare-laura-e-bronzte-akili-i-pesti)

Në fakt dukej ditë e mirë për xhudisten kosovare, që karrierën e ndërton në kategorinë deri në 63 kilogramë. Ajo në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën ishte bindëse ndaj gjermanes Sara-Joy Bauer. Ndaj saj nisi me aksion për “Yuko”. Më pas realizoi hedhje të bukur për uazari dhe sërish kishte “Yuko”. Për më tepër gjermania i kishte dy dënime. Pritej që Laura të vazhdonte njëjtë edhe në luftën e dytë, por u befasua keq.

Të martën në Botëror garuan Akil Gjakova dhe Dardan Cena. Akili u ndal në luftën e parë të kategorisë deri 73 kilogramë. Pësoi nga kampioni olimpik në fuqi, Hidayat Heydarov i Azerbajxhanit. Cena garoi në kategorinë e njëjtë dhe shënoi dy fitore. Madje fitoren e dytë e shënoi ndaj gjeorgjianit legjendar, Lasha Shavdatuashvili. Por pësoi në luftën e tretë nga italiani Leonardo Valeriani.

Prej ekipit të Kosovës ka mbetur të garojë vetëm edhe Shpati Zekaj. Ai del në tatami të premten. Në xhiron e parë të kategorisë deri në 100 kilogramë përballet me Vadim Ghimbovschin e Moldavisë.

Në Botëror po garojnë 622 xhudistë nga 93 shtete. Deri më tani kanë dominuar japonezët.

---

**Laura e fillon Botërorin me fitore bindëse**

Laura Fazliu e ka fituar bindshëm luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

[Edhe ![Përfundon Botërori për xhudistët e Kosovës](https://resources.koha.net/images/2026/October/09/b46378ee-b712-4ea4-8e25-64b1d69f61c9.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 9 tet 2026 Përfundon Botërori për xhudistët e Kosovës](https://www.koha.net/luftarake/perfundon-boterori-per-xhudistet-e-kosoves)

Laura po garon në kategorinë deri 63 kilogramë.

Në xhiron e parë ishte e lirë, ndërsa në të dytën e mposhti bindshëm gjermanen Sara-Joy Bauer. Ndaj saj realizoi “Yuko”, më pas uazari, e sërish “Yuko”. Funksionoi çdo gjë në luftën e Laurës, që tani përballet me Enkhriilen Lkhagvatogoo të Mongolisë.

[#laura fazliu](https://www.koha.net/tag/laura-fazliu) [#xhudo](https://www.koha.net/tag/xhudo)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dy fitore dhe pikë të rëndësishme për Cenën, Laura garon të mërkurën](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/1aacb05e-f35e-4fe5-9032-69e3c9d8dc84.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 6 tet 2026 Dy fitore dhe pikë të rëndësishme për Cenën, Laura garon të mërkurën](https://www.koha.net/luftarake/dy-fitore-dhe-pike-te-rendesishme-per-cenen-laura-garon-te-merkuren)
- [![Filloi Botërori i xhudos, garuesit e Kosovës mësojnë kundërshtarët](https://resources.koha.net/images/2026/October/04/c91618e6-5b21-4f39-b32a-27f244941174.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 4 tet 2026 Filloi Botërori i xhudos, garuesit e Kosovës mësojnë kundërshtarët](https://www.koha.net/luftarake/filloi-boterori-i-xhudos-garuesit-e-kosoves-mesojne-kundershtaret)
- [![Fazliu e pesta në Grand Slamin e Budapestit](https://resources.koha.net/images/2026/September/12/4bf8c3be-28ba-4940-93c3-ecdc6f44caa7.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 12 sht 2026 Fazliu e pesta në Grand Slamin e Budapestit](https://www.koha.net/luftarake/fazliu-e-pesta-ne-grand-slamin-e-budapestit)

[Showbiz.]() [Ariana Grande zbulon vendin më të pazakontë ku ka dëgjuar këngën e saj](https://www.koha.net/showbiz/ariana-grande-zbulon-vendin-me-te-pazakonte-ku-ka-degjuar-kengen-e-saj)

[Showbiz.]() [Russell Brand shet produkte me sloganin “Free Russell” pas dënimit me burgim](https://www.koha.net/showbiz/russell-brand-shet-produkte-me-sloganin-free-russell-pas-denimit-me-burgim)

[Lifestyle.]() [Ekspertët tregojnë pse larja e vezëve mund të jetë e rrezikshme](https://www.koha.net/lifestyle/ekspertet-tregojne-pse-larja-e-vezeve-mund-te-jete-e-rrezikshme)

[Futboll.]() [Atletico fiton pa telashe në udhëtim](https://www.koha.net/futboll/atletico-fiton-pa-telashe-ne-udhetim)

[Lifestyle.]() [Katër ushqime që ndihmojnë në rritjen e vitaminës D gjatë dimrit](https://www.koha.net/lifestyle/kater-ushqime-qe-ndihmojne-ne-rritjen-e-vitamines-d-gjate-dimrit)

[Botë.]() [Demokratët sigurojnë shumicën më të madhe në Dhomën e Përfaqësuesve në më shumë se tri dekada](https://www.koha.net/bote/demokratet-sigurojne-shumicen-me-te-madhe-ne-dhomen-e-perfaqesuesve-ne-me-shume-se-tri-dekada)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Laura Fazliu ndalet në luftën e dytë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/luftarake/laura-e-fillon-boterorin-me-fitore-bindese","datePublished":"2026-10-07T11:18:29+02:00","dateModified":"2026-10-07T12:36:13+02:00","articleSection":"Luftarake","wordCount":469,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Laura Fazliu e ka fituar bindshëm luftën e parë në Kampionatin Botëror të xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.Laura po garon në kategorinë deri 63 kilo","url":"https://www.koha.net/luftarake/laura-e-fillon-boterorin-me-fitore-bindese","keywords":"laura fazliu, xhudo","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/07/6427ce6e-17fa-4eeb-bd6f-12c445a44c4b.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
