Boksieri shqiptar Faton Vukshinaj e ka fituar meçin kundër kubanit Evander Rivera që në rundin e dytë.
Vukshinaj nokautoi Riveran në rundin e dytë për meçin e vlefshëm për kategorinë e mesme, që ishte edhe meçi kryesor i mbrëmjes së shtunë në Basel.
Nuk ishte për ndonjë titull.
Për Vukshinajn ishte fitorja e 15-të, prej tyre dhjetë me nokaut.
Ndërkohë, Rivera shijoi humbjen e dytë. Ka shtatë fitore dhe një barazim.
Në parameç fituan edhe Behar Sadiku e Alfred Kqira.