Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gashi e Vukshinaj humbin meçet për tituj bote

Senad Gashi e Faton Vukshinaj të shtunën mbrëma kanë humbur meçet më të rëndësishme në karrierën e tyre të deritashme.

Senad Gashi në Afrikë të Jugut boksoi për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBC në kategorinë bridger.

Ai u mposht me vendim unanim pas 12 raundeve nga boksieri jugafrikan Kevin Lerena.

Për Gashin 33-vjeçar ishte humbja e katërt në karrierë, ndërsa i ka 27 fitore (26 KO).

Të tre anëtarët e jurisë e vlerësuan Lerenan fitues (117:110, 114:113 dhe 118:109).

Edhe Gashi bokson për titull të përkohshëm të botës në kategorinë bridger Sport Gashi bokson për titull të përkohshëm të botës në kategorinë bridger

Ndërkohë në Gjermani, Faton Vukshinaj pësoi humbjen e parë në karrierë. Ai u mposht me vendim unanim nga italiani Etinosa Oliha në meçin për titull bote në versionin IBO në kategorinë e mesme.

Vukshinaj kishte udhëtuar me shpresë të madhe në Gjermani, por ai nuk arriti ta fitojë titullin e botës. Të tre gjyqtarët e panë Olihan dukshëm fitues (117:111, 117:111 dhe 118:110). Vukshinaj karrierën e zhvillon në Zvicër, ndërsa tash ka bilanc prej 16 fitore (11 KO), një humbje e dy barazime.

Image