Shqiptarit Senad Gashi i është anuluar titulli WBC international silver në kategorinë ‘Bridger’, pasi kundërshtari i tij është vlerësuar të ketë pasur paraqitje skandaloze e rrëzim të qëllimshëm pa goditje. Siç ka shkruar “boxen1”, WBC ka vendosur ta heqë retroaktivisht statusin që ndeshja mes Gashit dhe Hueseyin Akdemir të ishte për titull kampioni. Meçi u zhvillua në fundjavë në Hamburg në mbrëmjen e organizuar nga kompania promovuese gjermane “Universum”.
“Ndeshja” përfundoi për vetëm 33 sekonda, pasi Gashi goditi kundërshtarin që ishte mbipeshë për këtë meç, me një kombinim që në pamje shihet se s’e ka goditur “rëndë”. Megjithatë, kundërshtari ra në tokë dhe gjithçka u mbyll me kaq.
Pas meçit, vetë Gashi u shpreh i dëshpëruar. “Hueseyin Akdemir veç u rrëzua. Nuk ishte goditje që duhej llogaritur. Ishte vetëm prekje. Ndeshja më mërziti. Po ashtu edhe fansat. Megjithatë, nuk mund të bëj asgjë për performancën e tij”, ka thënë ai.
Pas meçit, WBC (World Boxing Council) ka vendosur ta heqë statusin e titullit.
“WBC ka verifikuar statusin dhe në pajtim me të gjitha palët e përfshira, ka hequr vendimin e ndeshjes për titull”, ka thënë gjyqtari Daniel van de Wiele.
Gashi e fitoi lehtë titullin, por e humbi edhe më lehtë. Tani nuk është kampion, por ka të hapur rrugën për të shkuar drejt titullit.
Edhe
Gashi e Vukshinaj humbin meçet për tituj bote
Për të, meçi i radhës do të jetë ndaj Mo Abdallahit.
Gashi 33-vjeçar në karrierën e tij ka 25 fitore e tri humbje.
https://www.facebook.com/portalikohanet/videos/189939607357137/
-
Gashi bokson për titull të përkohshëm të botës në kategorinë bridger
-
Boksieri shqiptar rrah hajdutin që u përpoq t’ia vidhte veturën në Gjermani
-
Hadribeaj fiton dhe bëhet sfidues i detyrueshëm i kampionit në kategorinë superuelter
-
Hadribeaj më 25 prill në Paris bokson në meç eliminator për titull bote