Luftëra shumë interesante janë zhvilluar në “Glory 110” të mbajtur të shtunën mbrëma në Antwerp të Belgjikës.
“Glory” është seria kryesore e kikboksit, që mbledh kikboksierët më të mirë në botë.
Në njërën prej luftërave kryesore të mbrëmjes, Berjan Peposhi fitoi me vendim unanim pas tri raundeve ndaj Jeremi Monteiro të Kepit të Gjelbër. Peposhi garon në kategorinë deri në 65 kilogramë. Ai dha disa goditje të fuqishme.
Ndërkohë Asdren Gashi humbi me nokaut nga Bouziane Kaddani i Marokut në kategorinë e rëndë, përkatësisht mbi 95 kilogramë. Edhe në këtë luftë u dhanë disa goditje të frikshme.
Shefit Qose humbi nga italiani Valentino Valente në kategorinë deri 77 kilogramë. Ai pësoi me vendim unanim pas tri raundeve.
-
Taekwondistët e përfundojnë garimin, gjashtë kosovarë asnjë fitore
-
LM, humbje të rënda për taekwondistët
-
Gashi ndalet në luftën e parë, Cena në të dytën
-
Paraqitje e pasuksesshme e Kosovës në Botërorin e taekwondos
-
Boksieri shqiptar mposhtet me nokaut të sekondës së fundit në luftë për titull të botës