Luftarake

Gashi ndalet në luftën e parë, Cena në të dytën

dardan cena

Dardan Cena e Laurinë Gashi nuk kanë pasur paraqitje të suksesshme në Kampionatin Evropian U23 të xhudos, që po mbahet në Chisinau të Moldavisë.

Dardan Cena në luftën e parë e mposhti hungarezin Adam Kalasz. Por në të dytën humbi pas 57 sekondave nga gjeorgjiani Mate Beruashvili. Gjeorgjiani realizoi hedhje të bukur për Ippon. Cena garoi në kategorinë deri 73 kilogramë.

Laurinë Gashi garoi në kategorinë deri 52 kilogramë. Pas plot tetë minutave luftë humbi nga moldavja Gabriela Herta në përballjen e parë.

Të shtunën Anes Veseli garon në kategorinë deri në 90 kilogramë.