Kampionati Botëror i xhudos ka nisur mbarë për Kosovën.
Dardan Cena garoi të martën në mëngjes dhe e fitoi luftën e parë në kategorinë deri 73 kilogramë.
Cena e mposhti irlandezin Joshua Green me uazari.
Dardan Cena tani përballet me legjendën gjeorgjiane, Lasha Shavdatuashvili.
Botërori i xhudos po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.