---
description: Kampionati Botëror i xhudos ka nisur mbarë për Kosovën.Dardan Cena garoi të martën në mëngjes dhe e fitoi luftën e parë në kategorinë deri 73 kilogramë.Cena e m
title: Cena ndalet në luftën e tretë
image: https://resources.koha.net/images/2026/October/06/2e7a87b2-8841-45c1-afcc-6821d972b699.webp?w=1200&r=fill&q=80
---

---

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën

[Kontribuo](https://www.koha.net/na-mbeshtetni?utm_source=koha&utm_medium=website&utm_campaign=crowdfunding&utm_content=top) [Letër lexuesit](https://www.koha.net/leter-nga-redaksia)

× ![](https://www.koha.net/assets/favicon/android-icon-192x192.png?v=2.0.0)

**KOHA** Lajmet e fundit, gjithmonë me ju

Instalo

Luftarake

# Cena ndalet në luftën e tretë

![Dardan Cena](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/2e7a87b2-8841-45c1-afcc-6821d972b699.webp?q=80&w=860&h=550&r=fill)

- 6 tetor 2026 09:03
- Shpërndaje në:

* 6 tetor 2026 09:03
* Shpërndaje në:

Dardan Cena është ndalur në luftën e tretë në Kampionatin Botëror të xhudos në Baku të Azerbajxhanit.

Cena u mposht nga italiani Leonardo Valeriani.

Me të nisur lufta e kategorisë deri 73 kilogramë, Valeriani realizoi aksion për uazari. Xhudisti kosovar kërkoi më pas fitoren, por italiani me përvojë fitoi me mbërthim për Ippon.

Dy fitore megjithatë vlerësohen sukses i madh për Dardan Cenën në ngjarjen kryesore të vitit në xhudo dhe në kategorinë ku konkurrenca vlerësohet e jashtëzakonshme.

---

Dardan Cena mposht legjendën Shavdatuashvili

[Edhe ![Dy fitore dhe pikë të rëndësishme për Cenën, Laura garon të mërkurën](https://resources.koha.net/images/2026/October/06/1aacb05e-f35e-4fe5-9032-69e3c9d8dc84.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 6 tet 2026 Dy fitore dhe pikë të rëndësishme për Cenën, Laura garon të mërkurën](https://www.koha.net/luftarake/dy-fitore-dhe-pike-te-rendesishme-per-cenen-laura-garon-te-merkuren)

Dardan Cena ka shënuar njërën prej fitoreve më të mëdha në karrierë. Ai mposhti legjendën gjeorgjiane të xhudos, Lasha Shavdatuashvili.

Lufta mes tyre zgjati mbi tetë minuta. U vendos në dënime, ndonëse Cena u rrezikua vetëm një moment. 

Ai po ashtu kishte disa përpjekje të mira. Shavdatuashvili e pësoi dënimin e tretë dhe kështu Cena avancoi në raundin e tretë të kategorisë deri 73 kilogramë, në Botërorin e xhudos në Baku të Azerbajxhanit.

Shavdatuashvili është kampion olimpik dhe kampion botëror. 34-vjeçari ka edhe shumë medalje të tjera në ngjarjet kryesore sportive.

---

**Dardan Cena e fiton luftën e parë në Botërorin e xhudos**

Kampionati Botëror i xhudos ka nisur mbarë për Kosovën.

Dardan Cena garoi të martën në mëngjes dhe e fitoi luftën e parë në kategorinë deri 73 kilogramë.

Cena e mposhti irlandezin Joshua Green me uazari.

[Edhe ![Dardan Cena mposhtet nga legjenda Heydarov](https://resources.koha.net/images/2026/April/17/03c8eaa6-bbee-40c5-90fe-0b22c1548556.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 17 pri 2026 Dardan Cena mposhtet nga legjenda Heydarov](https://www.koha.net/luftarake/dardan-cena-mposhtet-nga-legjenda-heydarov)

Dardan Cena tani përballet me legjendën gjeorgjiane, Lasha Shavdatuashvili.

Botërori i xhudos po mbahet në Baku të Azerbajxhanit.

[#dardan cena](https://www.koha.net/tag/dardan-cena) [#xhudo](https://www.koha.net/tag/xhudo)

Artikuj të ngjashëm

- [![Dardan Cena ndalet në luftën e dytë](https://resources.koha.net/images/2025/November/15/3cc0c501-1330-4629-a6a1-92cc54ad14d1.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 15 nën 2025 Dardan Cena ndalet në luftën e dytë](https://www.koha.net/luftarake/dardan-cena-e-fiton-luften-e-pare-ne-zagreb)
- [![Gashi ndalet në luftën e parë, Cena në të dytën](https://resources.koha.net/images/2025/October/31/f0da0637-37ec-491f-a721-6859c1fca347.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 31 tet 2025 Gashi ndalet në luftën e parë, Cena në të dytën](https://www.koha.net/luftarake/gashi-ndalet-ne-luften-e-pare-cena-ne-te-dyten)
- [![Gjakova fiton dy luftërat e para](https://resources.koha.net/images/2026/November/14/d34c5bca-dc0a-4e09-97f0-1ebe51228d9b.webp?w=100&h=100&r=fill&q=80) Luftarake 14 nën 2026 Gjakova fiton dy luftërat e para](https://www.koha.net/luftarake/gjakova-fiton-dy-lufterat-e-para)

[Luftarake.]() [Dorëzohet Hysa, nuk e arrin titullin e botës](https://www.koha.net/luftarake/live-hysa-kabayel)

[Futboll.]() [Alavesi e trondit Realin në Bernabeu](https://www.koha.net/futboll/alavesi-e-trondit-realin-ne-bernabeu)

[Luftarake.]() [Shala nokauton islandezin Kristinsson](https://www.koha.net/luftarake/shala-nokauton-islandezin-kristinsson)

[Futboll.]() [Interi nuk gabon, fiton thellë ndaj Genoas](https://www.koha.net/futboll/interi-nuk-gabon-fiton-thelle-ndaj-genoas)

[Futboll.]() [PSG-ja s’lejon befasi ndaj Lorientit](https://www.koha.net/futboll/psg-ja-slejon-befasi-ndaj-lorientit)

[Showbiz.]() [“November 1963” rikthen misteret e vrasjes së John F. Kennedyt](https://www.koha.net/showbiz/november-1963-rikthen-misteret-e-vrasjes-se-john-f-kennedyt)

```json
{"@context":"https://schema.org","@type":"NewsArticle","headline":"Cena ndalet në luftën e tretë","mainEntityOfPage":"https://www.koha.net/luftarake/dardan-cena-e-fiton-luften-e-pare-ne-boterorin-e-xhudos","datePublished":"2026-10-06T09:03:29+02:00","dateModified":"2026-10-06T11:28:05+02:00","articleSection":"Luftarake","wordCount":272,"author":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"publisher":{"@type":"Organization","name":"KOHA.net","url":"https://www.koha.net/","logo":{"@type":"ImageObject","url":"https://www.koha.net/assets/images/Koha_Logo.svg"}},"description":"Kampionati Botëror i xhudos ka nisur mbarë për Kosovën.Dardan Cena garoi të martën në mëngjes dhe e fitoi luftën e parë në kategorinë deri 73 kilogramë.Cena e m","url":"https://www.koha.net/luftarake/dardan-cena-e-fiton-luften-e-pare-ne-boterorin-e-xhudos","keywords":"dardan cena, xhudo","inLanguage":"sq-AL","image":"https://resources.koha.net/images/2026/October/06/2e7a87b2-8841-45c1-afcc-6821d972b699.webp?w=1200&r=fill&q=80"}
```
