Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

Dardan Cena ndalet në luftën e dytë

Dardan Cena

Dardan Cena është ndalur në luftën e dytë në Grand Prix të xhudos në Zagreb. Në xhiron e tretë të kategorisë deri 73 kilogramë, Cena e kishte përballë bartësin e dytë, xhudistin që përfaqëson Portugalinë, Otari Kvantidze.

Lufta ishte e fortë dhe pa shumë aksion. Por në sekondat e fundit, Kvantidze realizoi aksion për “Yuko” që është pika më e vogël në xhudo. Por e mjaftueshmë për fitore.

Cena në luftën e parë e mposhti hungarezin Aron Szabo.

Të dielën në Zagreb garojnë Anes Veseli e Shpati Zekaj.

Të premten Distria Krasniqi fitoi medalje të artë, Flaka Loxha u rendit e pesta, ndërsa Fationa Kasapi u eliminua në luftën e parë.


Dardan Cena e fiton luftën e parë në Zagreb

Dardan Cena po garon sot në Grand Prix të xhudos në Zagreb.

Edhe Dy fitore dhe pikë të rëndësishme për Cenën, Laura garon të mërkurën Luftarake Dy fitore dhe pikë të rëndësishme për Cenën, Laura garon të mërkurën

Në xhiron e parë Cena ishte i lirë ndërsa në të dytën e mposhti hungarezin Aron Szabo.

Ndaj tij fitoi me "Yoko" e "uazari" që e realizoi në sekondën e fundit. Cena garon në kategorinë deri 73 kilogramë.

Të premten medalje të artë fitoi Distria Krasniqi, kurse Flaka Loxha u rendit e pesta.