Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Luftarake

LM, humbje të rënda për taekwondistët

tt

Humbje të rënda kanë pësuar taekwondistët e Kosovës që kanë garuar të shtunën në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”. 

Bleron Ademi, Elion Agushi dhe Rona Gashi, u mposhtën të gjithë me rezultatin 2:0. 

Ademin në kategorinë deri në 58 kilogramë e mposhti kroati Josip Teskera, ndërsa dy garuesit tjerë u mposhtën nga garues serbë. 

Agushi u mposht nga Zarko Krajisnik në kategorinë deri 68 kilogramë, teksa Gashi në kategorinë deri 57 kilogramë, e humbi duelin me Jana Lukiqin. 

Që të tre u eliminuan.