Flamurin e Kosovës e kanë mbajtur fituesi i medaljes së artë, karateisti Islam Selmani dhe karateistja Fortesa Orana.
Selmani dhe boksierja Donjeta Sadiku fituan medalje të arta. Me medalje të argjendtë u stolisën xhudistja Laura Fazliu dhe peshëngritësi Kianoush Rostami. Rostami, që është nga Irani, fitoi dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojërat Mesdhetare.
Katër medaljet e bronzta u fituan nga xhudistët, Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi e Flaka Loxha.
Kosova në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” mori pjesë me plot 163 sportistë.
Nëntë prej tyre fituan medalje, që është rekord për Kosovën.
Në Ceremoninë Hapëse të Lojërave Mesdhetare, flamurin e Kosovës e kishin mbajtur boksierja Donjeta Sadiku dhe taekëondisti Bleron Ademi.