Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Orana diskualifikohet në gjysmëfinale, mbetet pa medalje

Fortesa Orana

Fortesa Orana

Fortesa Orana i ka shënuar dy fitore, por megjithatë ka mbetur pa medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Orana garoi të mërkurën në karate, në kategorinë +68 kilogramë. Karateistja kosovare e nisi ditën me fitore 4:3 ndaj Chaima Oudira të Algjerisë. 

Në luftën e dytë e mposhti sllovenen Zala Maria Zibret. Ndaj saj fitoi 4:2 dhe bëri vend në gjysmëfinale.

Në gjysmëfinale u përball me portugezen Ana Rita Ferreira De Oliveira. Lufta ishte e fortë. Megjithatë De Oliveira realizoi goditje për epërsi 3:0. Më pas erdhi te një situatë që i kushtoi Fortesës me diskualifikim. Pas një aksioni, Orana u ankua se u lëndua në sy nga portugezja. Reagoi dhe reagimin e saj gjyqtarët e vlerësuan të tepruar. U diskualifikua nga e gjithë gara, duke e humbur kështu të drejtën të luftojë për medalje të bronztë.

VIDEO:

Edhe Orana e fiton luftën e parë Sport Orana e fiton luftën e parë

Ajo ishte e fundit prej karateistëve kosovarë që garoi në “Taranto 2026”. Të mërkurën garuan edhe Benjamin Shabani e Jakup Hajdari. 

Shabani pësoi në luftën e parë në kategorinë +84 kilogramë. E kishte rastin në repesazh, por pasi u lëndua në luftën e parë, nuk doli në tatami.

Jakup Ajdari garoi në kategorinë deri 84 kilogramë. Humbi në luftën e parë e po ashtu në repesazh.

Të martën për Kosovën medalje të artë fitoi Islam Selmani. Kosova garoi me nëntë karateistë. Prej të tjerëve, medaljes më së shumti i është afruar Orana.

Edhe Selmani, kampion mesdhetar Luftarake Selmani, kampion mesdhetar

Të mërkurën paraqitje të mirë kishin dy karateistët kosovarë që garojnë për Shqipërinë. Blodin Pakashtica arriti dy fitore në kategorinë +84 kilogramë, duke u kualifikuar në gjysmëfinale. Por më pas i humbi dy lufta rresht dhe përfundoi i pesti.

Edhe Melos Gashi arriti në gjysmëfinale të kategorisë deri 84 kilogramë, duke realizuar dy fitore. Por më pas humbi në gjysmëfinale dhe për medalje të bronztë. Përfundoi i pesti.

Lexo përditësimet tjera
Kianoush Rostami Kosova

Rostami fiton dy medalje të argjendta për Kosovën në Lojëra Mesdhetare

Kosova ka arritur në shifrën e nëntë medaljeve në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.Të mërkurën, në ditën...