Kosova e ka medaljen e shtatë në Lojëra Mesdhetare.
Atë e ka siguruar karateisti Islam Selmani, që u kualifikua në finale të kategorisë deri 60 kg.
Selmani në gjysmëfinale e mposhti bindshëm grekun Christos Xenos.
Shkëlqeu, ndonëse pësoi lëndim të këmbës në fund.
Selmani tani e kërkon të artën.
Selmani në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare
Edhe
Islam Selmani, nënkampion i botës në karate
Karateisti Islam Selmani është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare.
Ai po garon në kategorinë deri 60 kilogramë. Për vend në finale përballet me grekun Christos Xenos, pas pak.
Selmani nisi me fitore 2:0 ndaj Sami tas të Francës. Në çerekfinale e mposhti qipriotin Andreas Gavriel. Qiprioti u diskualifikua.