Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia nuk lëshon pikë në shtëpi

Valencia e ka fituar përballjen me Betisin në shtëpi me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje u zhvillua të enjten mbrëma dhe i takoi javës së 14-të të La Ligas spanjolle. Golin e parë për Valencian e shënoi Andre Almeida në minutën e 63-të. Hugo Guillamon në minutën e 81-të shënoi nga penalltia. Justin Kluivert shënoi golin e tretë në minutën e 93-të. Me këtë fitore Valencia është ngritur në vendin e dhjetë me 19 pikë, kurse Betisi bie në vendin e gjashtë me 24 pikë.

Artikuj të ngjashëm