Skuadra e Valencias pa telashe ka mposhtur Cadizin, të hënën mbrëma në kuadër të La Ligas. Në ndeshjen e xhiros së 10-të, Valencia ka triumfuar në shtëpi me rezultatin 2:0. Çështjes së fituesit, Valencia i dha fund në pjesën e parë, kur edhe shënoi dy gola.
Në minutën e 4-të, Jose Gaya zhbllokoi rezultatin, përpara se sulmuesi Gugo Duro ta dyfishoi epërsinë. Duro realizoi në minutën e 25-të për ta vulosur fitoren e Valencias. Cadizi prej pjesës së parë luajti me një lojtar më pak, pasi Roberto Navarro u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 22-të. Me këtë fitore, Valencia ka tubuar 14 pikë, 5 më shumë se skuadra e Cadizit.
Artikuj të ngjashëm