Real Madridi ka shënuar fitore të thellë të shtunën në La Liga. “Mbretërit” kanë mposhtur 5:1 Valencian në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 13-të.
Dani Carvajal nisi serinë e golave në minutën e tret. Pas tij, nga dy gola i shënuan Vinicius Junior dhe Rodrygo, për fitoren e 10-të sezonale.
Te Valencia krejt në fund shënoi Hugo Duro për golin e nderit.
Reali ka 32 pikë pas 13 ndeshjeve. Është i dyti në tabelë me dy pikë më pak se Girona që po del të jetë befasia e këtij sezoni. Barcelona është e treta me 27 pikë e një ndeshje më pak të luajtur.