Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia mposht Atletico Madridin

Valencia ka fituar përballë Atletico Madridit në ndeshjen e xhiros së pestë të La Ligas të zhvilluar të shtunën.

Hugo Duro shkëlqeu në pjesën e parë duke realizuar dy gola. Ai shënoi në minutën e pestë dhe të 34-t.

Rezultatin final të takimit e vendosi mesfushori Javi Guerra, në minutën e 54-t.

Valencia ka nëntë pikë në pesë ndeshje kurse Atletico Madridi në katër ndeshje ka shtatë pikë.

Artikuj të ngjashëm