Vinicius Junior realizoi dy gola dhe një tjetër Federico Valverde për t’ia siguruar fitoren Realit ndaj Atleticos në superderbin e Madridit të dielën mbrëma.
Real Madridi fitoi 3:2 ndaj Atletico Madridit, në kuadër të derbit të madh të La Ligas spanjolle.
Atletico kaloi në epërsi me golin e Ademola Lookmanit në minutën e 33-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas Reali shënoi dy gola të shpejtë. Në minutën e 52-të nga penalltia barazoi shifrat Vinicius Junior, ndërsa tre minuta më vonë Federico Valverde kaloi Realin në epërsi 2:1.
Rezultati u barazua në minutën e 66-të. Golin për 2:2 e realizoi Nahuel Molina.
Vinicius shënoi edhe golin e dytë personal për epërsinë 3:2, rezultat me të cilin përfundoi takimi.
Reali nga minuta e 77-të luajti me një lojtar më pak në fushë. Valverde u ndëshkua me karton të kuq. Pati protesta të shumta nga lojtarët dhe trajneri i Realit, pasi pretenduan se Valverde u ndëshkua padrejtësisht me karton të kuq.
Me fitore, Reali është forcuar në vendin e dytë me 69 pikë. Lider pas 29 xhirosh është Barcelona me 73 pikë.