Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Fiton Real Madridi, titulli mund të vendoset në “El Classico”

Vinicius

Me dy golat e brazilianit Vinicius Junior në pjesën e dytë, Real Madridi mposhti Espanyolin me rezultat 2:0.

Ndeshja Espanyol – Real Madrid u zhvillua të dielën dhe i takoi xhiros së 34-t të La Ligas spanjolle.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Golin e parë Vinicius Junior e realizoi në minutën e 55-të me asistim të Gonzalo Garcias, kurse të dytin me asistim të Jude Bellinghamit në minutën e 66-të.

Reali pas 34 xhirove është i dyti me 77 pikë, derisa Espanyoli zë vendin e 13-të me 39 pikë. Në pozitën e parë është Barcelona me 88 pikë.

Titulli mund të vendoset fundjavën e ardhshme në “El Classico”. Derbi Barcelona – Real Madrid luhet më 10 maj në “Camp Nou”. Barcelonës i mjafton barazimi për ta fituar titullin.