Real Madridi e ka fituar “El Clasicon” e parë të sezonit. 

Në supersfidën e zhvilluar të dielën mbrëma në xhiron e 10-të të La Ligas, Real Madridi fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 2:1. 

Ishte fitorja e parë e madrilenëve pas katër humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat nga Barcelona. 

Fitorja e parë në “El Clasico” ishte edhe për trajnerin Xabi Alonso, që e mori drejtimin e skuadrës në maj të këtij viti. 

Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” nisi më mirë për madrilenët që shënuan që në minutën e 12-të. Megjithatë, goli i francezit u anulua për pozitë jashtë loje. 
Por, goli i Mbappes në minutën e 22-të ishte i rregullt për epërsinë 1:0. 
Barcelona nuk u dorëzua. Arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 38-të kur shënoi Fermin Lopez. Arda Guler e humbi topin në një zonë të rrezikshme, e më pas Marcus Rashford asistoi për golin e Lopezit. 
Dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, në skenë u shfaq Jude Bellingham, asistuesi i golit të parë. Bellingham përfitoi nga asistimi i Eder Militaos dhe realizoi për 2:1. Goli i Bellinghamit e vendosi sfidën. 
Raste të shumta pati edhe në pjesën e dytë. 
Mbappe e humbi mundësinë që të shënonte nga penalltia në minutën e 52-të. Gjuajtjen e tij e priti me sukses portieri polak, Wojciech Szczesny. 
Në minutën e 10-të të kohës shtesë nga ndeshja u përjashtua mesfushori Pedri. Pedri e mori kartonin e dytë të verdhë, ndërsa pati tensione edhe jashtë fushës. Pati përplasje mes anëtarëve të të dyja skuadrave në bankën rezervë. 
Me fitore, Real Madridi është shkëputur në tabelë. Me 27 pikë prin në vendin e parë. Ka pesë pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë.

Pakënaqësi nga Viniciusi pas zëvendësimit

1 o. më parë / 26 tet 2025 17:58
Vinicius Junior

Vinicius Juniorit nuk i ka pëlqyer zëvendësimi nga Xabi Alonso dhe ka shfaqur pakënaqësi të mëdha në drejtim të tij. 

Ai është larguar drejt në dhomat e zhveshjes, pas zëvendësimit në minutën e 72-të. 

Vendin e tij e zuri Rodrygo. 

Rezultati aktualisht është 2:1.

 

 

Mbappe humb penallti

1 o. më parë / 26 tet 2025 17:35
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe kishte mundësinë që ta shënonte golin e tretë për Real Madridin. 
Por Mbappe e humbi penalltinë në minutën e 52-të. Goditjen e tij e priti portieri Wojciech Szczesny. 

Rezultati aktual mbetet 2:1 në të mirë të Realit.

Spektakël në Madrid, “Mbretërit” në epërsi

1 o. më parë / 26 tet 2025 17:11
El Clasico

Photo: Associated Press

Pjesa e parë e spektaklit ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në “Santiago Bernabeu” është mbyllur me epërsi të madrilenëve. 

Reali kaloi në epërsi me golin e Kylian Mbappes në minutën e 22-të, pas asistimit të përkryer të Jude Bellinghamit.  

Barcelona nuk u dorëzua dhe i barazoi shifrat në minutën e 38-të. Pas topit të humbur nga Arda Guler, Marcus Rashford asistoi për Fermin Lopezin, i cili realizoi për 1:1. 

Por, nga një aksion që nuk premtonte shumë, Reali shënoi sërish. Bellingham realizoi në minutën e 43-të. Ai u asistua nga Eder Militao. Mysafirët protestuan për faull në Pau Cubarsin, por goli mbeti i rregullt.

Spektakël në Madrid, Bellingham shënon për 2:1

2 o. më parë / 26 tet 2025 17:01
Jude Bellingham

Photo: Associated Press

Mesfushori anglez, Jude Bellingham, e ka kthyer epërsinë e një goli për Real Madridin në derbin ndaj Barcelonës. 

Bellingham shënoi në minutën e 43-të nga afërsia.

Nuk dorëzohet Barcelona, barazon rezultatin

2 o. më parë / 26 tet 2025 16:56
Fermin Lopez

Photo: Associated Press

Pavarësisht se ishte në presion të madh, Barcelona nuk është dorëzuar. 

Fermin Lopez i barazoi shifrat në minutën e 38-të. 

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, asistoi për mrekulli. Barcelona përfitoi nga topi i humbur nga Arda Guler.

Statistika të veçanta të Mbappes

2 o. më parë / 26 tet 2025 16:52
Kylian Mbappe

Me golin e shënuar ndaj Barcelonës të dielën në “El Clasico”, Kylian Mbappe ka regjistruar disa rekorde të reja. 

Ai u bë lojtari i tretë që shënon në katër “El Clasico” rresht në të gjitha garat në shekullin 21. Ka plot gjashtë gola. 

Një gjë të tillë e kishin realizuar edhe Ronaldinho dhe Cristiano Ronaldo. Ronaldinho mes viteve 2004 dhe 2006 kishte shënuar pesë gola në katër ndeshje, kurse Ronaldo në vitin 2012 pati shtatë gola në gjashtë ndeshje rresht. 

Në total, Mbappe ka 12 gola në nëntë paraqitje kundër Barcelonës në të gjitha garat, gjatë karrierës së tij.

Mbappe ndëshkon Barcelonën

2 o. më parë / 26 tet 2025 16:40
Kylian Mbappe

Photo: Associated Press

Kylian Mbappes iu anulua një gol për pozitë jashtë loje në minutën e 12-të. 
Por jo edhe ai i minutës së 22-të. 

Mbappe me asistim të Jude Bellinghamit shënoi për 1:0 ndaj Barcelonës. 
Sulmuesi francez doli në pozitë përballë portierit kundërshtar dhe nuk gaboi.

Sërish VAR-i, rezultati mbetet 0:0

2 o. më parë / 26 tet 2025 16:32
Kylian Mbappe

Photo: Associated Press

VAR-i ka “goditur” dy herë Real Madridin në “klasiken” ndaj Barcelonës.

Fillimisht përmes VAR-it u anulua penalltia e dhënë për madrilenët e më pas u anulua edhe goli i Kylian Mbappes.

Goli i yllit francez u anulua për pozitë jashtë loje.

Start i furishëm

2 o. më parë / 26 tet 2025 16:26
Real Madrid - Barcelona

Photo: Associated Press

Ndeshja derbi mes Real Madridit e Barcelonës ka nisur furishëm. Në minutën e 3-të arbitri akordoi penallti pasi u rrëzua në zonë Vinicius Junior. 

Por, penalltia u anulua pas rishikimit të aksionit me VAR.  
 

Publikohen formacionet për “El Clasico”

3 o. më parë / 26 tet 2025 15:31
barca

Real Madridi dhe Barcelona do të luajnë në xhiron e 10-të të La Ligas në “El Clasicon” e zjarrtë.

Formacionet zyrtare tashmë janë publikuar.

Te skuadra e Real Madridit është kthyer në qendër të mbrojtjes Dean Huijsen. Eduardo Camavinga do të jetë në qendër të mesfushës, ndërsa Arda Guler do të jetë në krah.

Ndërkohë, te Barcelona është kthyer Frenkie De Jong në mesfushë, kurse Ferran Torres do të jetë në qendër të sulmit.

Formacioni i Real Madridit:

Courtois, Valverde, Militao, Huijsen, Carreras, Tchouameni, Camavinga, Guler, Bellingham, Mbappe, Vinicius.

Formacioni i Barcelonës:

Szczesny, Kounde, Eric Garcia, Cubarsi, Balde, De Jong, Pedri, Lamine Yamal, Fermin, Rashford, Ferran Torres.