Atletico Madridi i ka fituar pikët e plota në përballjen ndaj ekipit të fundit në rënditje, Real Oviedos.
Fitorja u arrit fal golit të minutës së 94-t.
Julian Alvarez u tregua vendimtar në çastet e fundit për t’ia siguruar fitoren Atleticos.
Për Atleticon ishte fitorja e tretë radhazi në të gjitha garat.
Atletico me këtë fitore është ngritur në pozitën e tretë me 51 pikë.
Oviedo ka 17 pikë dhe rrezikon seriozisht largimin nga elita.