Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Nuk gabon Atletico, fiton ndaj Valencias

Atletico Madrid

Atletico Madridi i ka arkëtuar pikët e plota në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të La Ligas.

Atletico të shtunën në udhëtim fitoi ndaj Valencias me rezultatin e thellë 3:0.

Dy golat e parë i realizoi Julian Alvarez në minutën e 12-të dhe 30-të.

Golin përfundimtar e shënoi Angel Correa në minutën e 86-të.

Atletico së bashku me Barcelonën dhe Real Madridin janë duke zhvilluar garë të fortë këtë edicion për titull kampioni.

Edhe Atletico del në krye të La Ligas Futboll Atletico del në krye të La Ligas

Valencia pas 25 ndeshjeve të zhvilluara ka 23 pikë në vendin e 18-të.

Po lufton për mbetje në ligë.