Valencia ka fituar përballë Almerias të shtunën në kuadër të xhiros së 23-të të La Ligas së Spanjës.
Me pikët e plota pas fitores 2:1, Valencia i është afruar edhe zonës që dërgon në garat evropiane për edicionin tjetër.
Hugo Duro në minutën e 14-të dhe Roman Yaremchuk në minutën e 23-të, shënuan për 2:0.
Në minutën e 50-të, Sergio Arribas shënoi për mysafirët, kurse Pepelu humbi penalltinë në minutën e 62-të për vendësit.
Valencia ka 35 pikë, kurse Almeria është pranë largimit nga La Liga. Ka vetëm gjashtë pikë në vendin e fundit.
Artikuj të ngjashëm