Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Valencia fiton dhe shkon drejt mbijetesës

Valencia ka shënuar tjetër fitore të rëndësishme në La Ligën spanjolle. Valencia që nuk di për humbje në pesë ndeshjet e fundit, të dielën gjatë ditës fitoi në udhëtim te Celta Vigo me rezultatin 2:1.

Me këtë fitore, Valencia ngjitet në pozitën e 14-të me 37 pikë, tri më shumë se Getafe që është në pozitën e 18-të dhe rrezikon rënien.

Celta Vigo në pozitën e 13-të ka 39 pikë. Justin Kluivert në minutën e tetë dhe Alberto Mari në minutën e 88-të shënuan golat e fitores për mysafirët, kurse Haris Seferoviq për vendësit realizoi golin e vetëm në minutën e 60-të.

Në minutën e tretë të shtesës pas kartonit të dytë të verdhë u përjashtua Gabriel Paulista.