Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pas Xhekos

Skuadra e Manchester Unitedit ka kthyer sytë kah sulmuesi Edin Xheko, të cilin e sheh si alternativë të mirë për repartin e sulmit, përcjellë “Daily Mail” të enjten.

Bëhet e ditur se te Unitedi janë të bindur se Xheko do të jetë përforcim i duhur për afatin kalimtar të janarit, pasi 33-vjeçari është i gatshëm për t’u kthyer në Premier League, transmeton Koha Ditore.

Ai aktualisht është pjesë e Romës, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij edicioni.

Xheko ka luajtur katër vite në Angli, te Manchester City dhe ka fituar dy tituj kampioni. Këtë edicion, Xheko ka realizuar gjashtë gola në 15 ndeshje për Romën në të gjitha garat.