Manchester Unitedi po mendon të bëjë ofertë për ta transferuar sulmuesin boshnjak Edin Xheko nga Roma në afatin kalimtar të janarit, raportoi “ESPN” të mërkurën.
Kryetrajneri i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, po insiston të marrë një golashënues në afatin e janarit, pasi që u larguan Romelu Lukaku e Alexis Sanchez në afatin kalimtar të verës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka kthyer sytë nga ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Edin Xheko, ndërsa është ftohur interesimi për kroatin e Juventusit, Mario Manxhukiq.
Xheko, 33-vjeçar, këtë stinor ka shënuar gjashtë gola dhe ka asistuar dy tjerë në 15 ndeshje në të gjitha garat. Ai ka kontratë me Romën deri në vitin 2022.
Te City kishte luajtur nga janari i vitit 2011 deri në verën e vitit 2015, duke fituar dy herë Premier Leaguen, një herë FA Cup dhe një herë League Cup.