Sport

Unitedi interesohet për Xhekon

Manchester Unitedi ka kthyer interesimin kah sulmuesi i Interit, boshnjaku Edin Xheko. “Daily Mail” raporton të hënën se Xheko po shihet si opsioni më i mirë për t’iu bashkuar Unitedit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ekipi anglez është në kërkim të një sulmuesi për ta transferuar këtë muaj dhe trajneri Erik ten Hag ka dhënë dritën e gjelbër për Xhekon. 36-vjeçari këtë edicion është rezervist tek ekipi italian dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 5 milionë euro duke pasur parasysh se ka kontratë deri në fund të sezonit.

Xheko, po ashtu, e njeh kampionatin anglez pasi për katër sezone luajti me skuadrën e Manchester Cityt. Ai këtë sezon ka shënuar 10 gola dhe ka bërë katër asistime për Interin në të gjitha garat, ndërsa ka luajtur edhe për Romën e Wolfsburgun.