Manchester Unitedi është i interesuar për mbrojtësin e krahut të djathtë të Bayer Leverkusenit, Jeremie Frimpong. Kështu ka raportuar të hënën “Sky”.
Kontrata e holandezit është e vlefshme deri në verën e vitit 2025. 22-vjeçari mund të largohet më herët në drejtim të ndonjë skuadre më të madhe. Ai ka shkëlqyer në edicionin aktual duke shënuar tetë gola në 36 ndeshje në të gjitha garat. Reprezentuesi holandez ka kontribuar edhe me nëntë asistime. Ai është zhvilluar te Manchester City, ndërsa ka luajtur edhe për Celticun.